Ndeshja e sotme ne mes Vllaznise dhe Elbasanit qe u mbyll ne barazim 0-0, ka dhuruar shume momente emocionuese pavaresisht se nuk pati gola te shenuar.

Kater shtylla per Vllaznine, gol i anulluar nga VAR per pozicion jashte loje te futbollistit te Elbasanit, por nderkohe ka patur edhe nje gabim trashanik te arbitrit kryesor te takimit Xhaja apo dhe te sistemit VAR.

Ka qene minuta e 45+3 kur njeri nga nga lojtaret e Elbasanit ka nderhyre me taka ndaj Ardit Krymit por arbitri nuk ka ndalur lojen. Ka qene pikerisht aksioni qe u konkretizua me golin e Edon Hasanit por qe u anullua per pozocion jashte loje.

E çuditshme sesi sistemi VAR nuk nderhyri pas ndalimit te aksionit per t’i akorduar kartonin e kuq futbollistit elbasanas. Fotoja e ketij shkrimi e sjelle nga gazeta Shkodra Sport tregon qarte shenjat e takave ne kemben e Krymit qe per fat te mire ka shpetuar nga ndonje demtim i rende./www.shkodrasport.com/