Ndeshja ne mes Vllaznise dhe Kukesit qe u luajtur pasditen e djeshme ne stadiumin “Loro Boriçi” ka shkuar pa probleme në gjykim.
Rasti kryesor për moviolë ishte penalltia e dhënë për Vllazninë në minutën e 70-të. Duel në zonën kuksiane mes Lulajt dhe Cise. Të dy bien në fushë, por gjyqtari Meta akordon 11-metërsh për vendasit.
Duel trup me trup në kërkim të kapjes së topit, por sulmuesi i Vllaznisë e vendos këmbën para mbrojtësit dhe sapo takohen, Cise bie në fushë dhe sipër tij Lulaj.
Rast i dyshimtë, por që anon më shumë nga vendimi i gjyqtarit. Kjo ngaqe mbrojtesi i Kukesit nuk e ka mendjen tek topi, por thjesht vetem tek pengimi i lojtarit te Vllaznise./panorama-sport.com/