Partizani-Vllaznia ishte kryendeshja e javës së 35-të dhe për këtë arsye u gjykua me 6 arbitra në fushë, ku kryesori, anësorët dhe i katërti (Hamiti, Rexha, Myftaraj, Avdo) ishin me stemën e FIFA-s.

Gjithsesi, momentet për moviolë ishin të pranishme, por gjykimi nuk ndikoi në ecurinë dhe rezultatin e ndeshjes. Momenti më i dyshimtë ishte ai i minutës së tretë, ku ka një ndërhyrje në zonë të Belicës ndaj Zhuniorit që bie në fushë.

Shkodranët pretendojnë për penallti, por nga pamjet televizive u la të kuptohej se Belica fillimisht kishte larguar topin, më pas ka pasur kontakt me brazilianin.

Rast i dyshimtë, por pranë aksionit ishte edhe gjyqtari pas porte, Muskaj, që nuk sinjalizoi kryesorin Hamiti për ndërhyrje të gabuar.