Në Erzeni-Vllaznia gjykoi si kryesor Olsid Ferataj i kolegjiumit të Patosit, ndërsa ishin dy rastet për moviolë. Në dhomën e sistemit VAR, FSHF-ja kishte dërguar në Rrogozhinë Enea Jorgjin dhe Silvio Dyrmishin.

40’ Smajli hedh një top të gjatë në zonë, aty ku Atanda largon me kokë dhe “sfera” prek dorën e djathtë të Sadikit. Arbitri Ferataj nuk akordon penallti për Vllazninë, por më pas pret sinjalizimin e VAR-it. Pas konsultimit, loja vijon. Gabim i kryesorit dhe VAR-it, pasi pamjet filmike tregojnë qartë se kemi të bëjmë me një penallti të mohuar. (VIDEO)

65’ Pas një harkimi në zonën e Erzenit nga e majta, Balaj prek topin me kokë në duel me Atandën. Shkodranët pretendojnë për devijim me dorë të nigerianit, por Ferataj vijon lojën.

Më pas sinjalizohet nga VAR të shikojë rastin, por edhe pse u deshën tetë minuta shqyrtim, Ferataj i besoi vendimit të parë, duke mos akorduar penallti. Vendim i drejtë i kryesorit, edhe pse ishte një rast shumë i vështirë.