Vllaznia nuk arriti te fitonte ndaj Luftetarit dhe shkodraner jane munduar te gjejne shkaqet tek vetja.

Por ne fakt mesohet se ka patur edhe nje moment te diskutueshem qe mund te kishte ndryshuar fatin e ndeshjes.

“Panorama Sport” ben te ditur se Në fund të ndeshjes ka një moment shumë të dyshimtë.

Pas goditjes së Gilman Likës në traun e portës, topi kthehet tek Uenderson, që brenda zonës tenton të godasë, por mbrojtësi i majtë,

Prikas, fut këmbën një kohë me vonesë dhe godet kundërshtarin. Në këtë moment kryesori vijon lojën, por kemi të bëjmë me një rast në limitin e 11-metërshit për Vllazninë.

VLLAZNIA-LUFTËTARI 0-0

Gjyqtarë: L.Alla, D.Koreshi, M.Qose (Lushnjë);