Vllaznia e femrave nuk ia doli te fitonte sonte ne “Loro Boriçi” ne te paren perballje ndaj ukrainaseve te Vorskla Kharkiv, e vlefshme per fazen play-off te “UEFA Women’s Champions League”, teksa gjithçka u mbyll ne shifrat e barabarta 1-1.
Por ajo qe solli irritimin e shkodraneve ne momente te caktuara te ndeshjes ka qene arbitrimi jo korrekt i ndeshjes nga nje treshe arbitresh nga Bullgaria, te cilat madje mund te kene ndikuar edhe nrezultatin perfundimtar te saj.
Themi kane ndikuar ne rezultatin perfundimtar sepse Vllaznia mund te themi me plot gojen i eshte anulluar nje gol mese i rregull ne pjesen e pare shenuar nga sulmuesja Tarah Patterson.
Ajo ka marre nje top te gjate nga njera prej mesfushoreve, i eshte shmangur bukur mbulimit te mbrojteses kundershtare dhe perballe portieres ukrainase eshte treguar e sakte duke e derguar topin ne rrjete, por gjithçka eshte çuar dem, perfshi ketu edhe gezimin e sulmeuses amerikane sepse asistentja ka ngritur flamurin per pozicion jashte loje. Madje Patterson ne menyre te padrejte u ndeshkua edhe me karton te verdhe, ndonese nuk e kishte degjuar vershellimen e kryesores.
Bindja e vete lojtares, por edhe e stafit ka qene se pozicioni i saj ishte i rregullt e per me teper dyshimet u perforcuan kur jane pare me pas edhe pamjet filmike, prej te cilave ne kemi shkeputur kete foto ilustruese.
Siç dhe shikohet prej saj, topi eshte shkeputur nga kembet e Megan dhe ne kete moment, pozicioni i Patterson eshte mese i rregullt, por nuk kane qene te ketij mendimi arbitret e ketij takimi qe e kane anulluar me te padrejte ate./SHKODRA-SPORT.COM/