Mergim Berisha nuk ndalet. Sulmuesi 21 vjeçar nga Kosova është ftuar nga Kombëtarja e Gjermanisë U-21.
Gjithçka është kuptuar pas listës zyrtare të bërë publike. Arritje e madhe kjo, duke parë edhe konkurrencën e madhe që gjendet tek futbollistët e rinj të këtij shteti.
Berisha aktivizohet për Salzburg në Austri. Ai ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 5 assiste në 25 ndeshjet e luajtura në sezonin që lamë pas.
Sa i përket Europa league, ai ka luajtur një ndeshje. Si rrjedhoje e ketyre paraqitjeve, lojtari tani eshte ftuar ne kombetaren gjermane dhe ky eshte nje sukses i madh per te./newsport/