Vllaznia 2 – 1 Tirana (Balaj 51′, 84′ / Haxhiu 13′)
Klasikja e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 20-të të Superiores përfundoi me fitoren e shkodranëve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” u fitua nga vendasit 2-1.
Në fillim ishte Tirana që kaloi në avantazh me anë të Rimal Haxhiut. Ky i fundit shënoi një supergol në minutën e 13-të.
Por kapiteni i Vllaznisë Bekim Balaj aktivizoi fuqitë e tij dhe përmbysi ndeshjen. Si fillim shkodrani shënoi në minutën e 51-të, e më pas në të 84-tën, duke i dhënë të tijëve një fitore prestigji në Klasike.
Me këtë triumf, Vllaznia shkon në kuotën e 34 pikëve, po aq sa Dinamo kryesuese. Madje shkodranët parakalojnë në renditje Partizanin dhe Egnatian.
Në krahun tjetër, me 18 pikë të grumbulluara, bardheblutë e Tiranës mbeten në vendin e 9-të, atë të parafundit.