Deklaratat e specialistit te futbollit Shkelqim Muça ne emisionin “Rubrika Sportive” ne lidhje me lojen e Vllaznise, nuk i kane pelqyer zevendestrajnerit te kesaj te fundit, Ndriçim Shtubina.

“Shkodra Sport” ka publikuar deklaraten e Muçes mbreme ne emision kur ne lidhje me ndeshjen Dinamo- Vllaznia eshte shprehur ne kete menyre: “Nuk prisja që Vllaznia të bënte një lojë të tillë, të dobët, pa ritëm. Vllaznia e ka potencialin, lojtarët janë aty.

Nuk mund të justifikohesh me mungesat. Mund të ketë pak alternative për ndërrimet, por nuk mund të thuash se nuk ka grupin e duhur. E kam thënë edhe më parë, është një skuadër që e nis me një ritëm të ngadaltë dhe vazhdon kështu”.

Por pikerisht poshte ketij shkrimi tek “Shkodra Sport” ka ardhur edhe reagimi i Shtubines qe shkruan: “Kam nje pale syze te mira per kete mjeshtrin se ndoshta nuk sheh mire. Ky nuk sheh me lexu, jo me po sheh lojen e vllaznise”.

Por duket se inati i Shtubines me Muçen nuk ka ardhur thjesht prej kesaj deklarate. Mjafton te kerkohesh ne internet dhe sheh se debatet ne mes tyre kane qene ne distance edhe ne te kaluaren. Te dy ata kane punuar vite me pare sebashku tek Flamurtari dhe ish- trajneri do te deklaronte ne media qe “Shtubinës i flet shumë goja”. Por ky i fundit do te deklaronte me vone se kurre nuk do te behej trajner si Muça.

Shtubina: Do bëhem trajner në të ardhmen, por jo si Çim Muça. Jokorrekt me sportistët