Gara per titullin kampion ne “Abissnet Superiore” thuajse i ka ndare kater skuadrat qe do te jene ne gare per trofeun me te rendesishem sezonal. Praktikisht, Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani duken ne gare, ndonese Elbasani apo dhe ndonje skuader tjeter ka ende shpresa per nje vend ne “Final 4”.

Per ish- futbollistin e njohur te disa skuadrave ne futbollin shqiptar, Gentian Muça nuk pritet te kete me supriza. Madje, ne nje prononcim te dhene per mediat, ish- mbrojtesi ka dhene edhe nje verdikt per skuadrat qe konsiderohen me favorite ne kete gare.

“Favorite kryesore mendoj se është Egnatia. Përveçse ka ruajtur boshtin e saj është përforcuar, ka bërë merkato. Por nuk me vjen mirë për faktin se të katër skuadrat janë shkëputur dhe kanë vendosur “Final Four”, kanë zbehur disi luftën me pjesën tjetër. Egnatian e shoh të avantazhuar, më pas vjen Dinamo.

Vllaznia është e vërtetë që është brenda katërshes, por ka pasur ulje-ngritje, pa stofin e kampionit. Partizanin jo se e shoh më pak favorit, por ka zhvilluar ndeshje më të dobëta se tre skuadrat e tjera”- eshte shprehur Gentian Muça.(www.shkodrasport.com)