Laçi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Kastriotin. Nuk bëri shumë bujë ndeshja, por ajo që ndodhi pas saj, pasi u raportua se trajneri Cungu është larguar nga stoli kurbinas, edhe pse mungon diçka zyrtare.
I ftuar në emisionin Rubrika Sportive te Tvsh është Shkëlqim Muça, i cili jep mendimin e tij.
”Pas ndeshjes ka tensione. Besoj që Cungu duhet të vazhdojë, nëse nuk ka një njoftim deri nesër. Mbase ftohen gjakrat.
Të heqësh trajnerin tani është e rrezikshme. Duhet t’i jepet kohë. Të heqësh trajnerin që tani, është disavantazh për Klubin, jo për Cungun” – tha Muça./newsport/