Qe Ardit Krymi eshte kthyer ne nje pike referimi te Vllaznia, kete nuk eshte e veshtire ta kuptosh dhe shembulli me i mire ishte ndeshja e para dy javeve me Laçin kur mungesa e tij ne fushe, pati nje efekt shume negat ne lojen e kesaj skuadre.
Per kete arsye, vleresimet pozitive per kete lojtar nuk kane munguar, madje ka nga ata qe mendojne se ky aktuali mund te jete ndoshta sezoni me i mire per 24 vjeçarin.
Me shume konsiderate per kete futbollist ka folur edhe nje emer i njohur i futbollit shqiptar, Shkelqim Muça i cili ka dhene nje vleresim te tille per mesfushorin e Vllaznise:
“E kam dhënë kosnideratën time për të. Vllaznia ka një bosht të fortë me Krymin Adilin, Markun dhe Imerin. Krymi është ndër më të mirët në kampionatin shqiptar. Luan përpara mbrojtjes dhe bën mirë në të dyja fazat e lojës. Ka rezistencë.
Duhet të ketë kujdes që të mos marrë shumë kartona. Kam qenë trajner dhe e di, është pozicion që lojtarët marrin shumë kartona, mund ta shkaktosh faull taktik dhe të kapësh nga fanella”, u shpreh Muça./SHKODRA-SPORT.COM/