Ditën e sotme është mbyllur java e 26-të e Kategorisë Superiore. Teuta me fitoren ndaj Laçit dhe u ngjit në vendin e parë, ndërsa me fitoren ndaj Apolonisë, Tirana është futur në garë për titullin kampion. Në garën për të fituar kampionatin janë plot, 5 ekipe, ndërsa analisti Shkëlqim Muça I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, u shpreh:

Situata në Kategorinë Superiore? “Tregon rivalitet edhe për faktin që skuadrat me njëra tjetrën janë përplasur. Tirana ka përfituar dhe ka bërë hapa para, është afruar, është në lojë për titullin, sepse ndeshje ka shumë.

Janë 10 ndeshje, 30 pikë në lojë. Kampionati është shumë interesant sepse ka rivalitet, pesë ekipe janë aty luftojnë për titull. Tirana nuk hoqi dorë, ka ecur mire”

TEUTA-LAÇI 1-0? “Ishte një 90 minutësh shumë i mirë për Teutën, një trepikësh shumë i vlefshëm, edhe për të ngrit moralin edhe për t’i dhënë një atmosferë tjetër. Teuta ka qënë një skuadër që nuk na ka bindur me të mëdhatë. Në këtë ndeshje ishte më e lirshme, arriti një fitore plotësisht të merituar. Edhe goli i Bregut ishte fantastik”.

Vllaznia-Partizani? “Prisja më shumë nga kjo ndeshje. Partizani e organizon mirë lojën në mbrojtje, por I duhet një marsh në metrat e fundit për ta kërkuar golin. Mendova që në minutat e para që Partizani ishte më përpara, ndërsa më pas Vllaznia doli në lojën e saj. Barazimi ishte rezultati më I drejtë në këtë takim”.