Ashtu siç ben çdo jave, edhe mbreme specialisti i futbollit Shkelqim Muça ka bere analizen e ndeshjeve te “Abissnet Superiore” ne emisionin “Rubrika Sportive” ne RTSH. Si rrjedhoje eshte ndalur edhe tek barazimi 1-1 ne ndeshjen e luajtur ne Elbasan mes Dinamos dhe Vllaznise.

Ai ka qene kritik edhe me stafin teknik te skuadres shkodrane per te cilin eshte shprehur se nuk duhet te justifikohet me mungesat sepse grupin e ka per te pretenduar me shume.

“Dinamo bëri lojën e saj, ka një lojë konstante. Është një skuadër që ka limite. Trajneri po mundohet me grupin që ka. Nuk prisja që Vllaznia të bënte një lojë të tillë, të dobët, pa ritëm. Vllaznia e ka potencialin, lojtarët janë aty.

Nuk mund të justifikohesh me mungesat. Mund të ketë pak alternative për ndërrimet, por nuk mund të thuash se nuk ka grupin e duhur. E kam thënë edhe më parë, është një skuadër që e nis me një ritëm të ngadaltë dhe vazhdon kështu”./SHKODRA-SPORT.COM/