Shkëlqim Muça mendon se lufta për titullin kampin do të jetë deri në fund e hapur mes skuadrave të Tiranës, Vllaznisë dhe Partizanit. Në analizën e tij për emisionin “Sport Plus” në “News 24”, ai ka shpjeguar pikat e forta dhe të dobëta të secilës prej këtyre skuadrave.

“Me afrimin e finishit gara bëhet më interesante, kampionati është bërë më interesant se ekipet janë ngjeshur. Me këtë fitore të Vllaznisë kampionati u bë më i hapur dhe i bukur, rivaliteti do të jetë në javën të në vazhdim në ndeshjet direkte dhe lufta poshtë është interesante se ekipet janë aty-aty

Unë mendoj se tre ekipet e para janë ekipet që do të luftojnë deri në fund për titullin se janë më të kompletuarat. Nuk janë ekipe që dominojnë kampionatin dhe ndeshjet, por janë me objektiva më të qartë dhe kanë grup futbollistësh më të spikatur. Por kanë edhe mentalitetin fitues, janë ekipe që kanë dalë kampion,. Mund të jenë Egnatia e Laçi që i ndjekin, por në futboll duhet edhe mentaliteti.

Në merkaton e janarit dihet që lojtarët që vijnë nga kampionate të huaja nuk kanë shumë ndeshje në këmbë, e kanë të vështirë të ambientohen shpejt, siç e shohim te Partizani e Tirana dhe Balaj te Vllaznia që nuk është në 100%. Lojtarët duan kohë të ambientohen, për të njohur lojën, ndaj ardhjet në këtë muaj janë pak të vështira. Por mendoj se janë cilësorë ata që kanë ardhur e do jenë një forcë më shumë për skuadrën. Tiranës nuk i ka rezultuar mirë me Abazajn se u dëmtua dhe i ka lënë boshllëk në sulm, e kishin menduar se do të zëvendësonte Xhixhën, por janë gjëra që ndodhin në futboll.

Tirana ka qenë një skuadër që ka vendosur gjithmonë luftën për titull duke qenë cinike me ekipet jashtë dhe me ekipet e vogla, i ka fituar dhe ka bërë diferencën. Vllaznia ka bërë shumë hapa fals në këtë aspekt, ka shumë pak fitore jashtë, ka fituar me Tiranën e Partizanin por me të voglat ka bërë hapa fals.

Tani është momenti që sa më pak, gabime aq më afër titullit je. Tirana është ekipi që bind, edhe pse nuk dominon, merr pikë të plota. Kurse Vllaznia ka pasur çedime në këto fusha, edhe Partizani. Tirana pret vetëm që të plotësohet me lojtarët që kanë ardhur, ka lojtarë me eksperiencë, është e konsoliduar. Nëse Abazaj vjen shpejt, Tirana bëhet ekip shumë i fortë.

Vllaznia nuk ka bërë shumë lëvizje, por ka pasur dëmtime, dy qendrat e mbrojtjes dhe Latifi, është me fat që është vetëm me 3 pikë larg Tiranës. Tani është plotësuar skuadra. Kurse Partizani ka më shumë ndryshime, është më e vështirë për t’u rikuperuar dhe harmonizuar se ka shumë të ardhur, por është ekip me shumë potencial.

Skuadrat e mëdha nuk mund të thonë nuk jam për kampion. Egnatia për shembull do kohë që të flasë për titull, ndërsa Vllaznia, Partizani e Tirana nuk mund të fshihen pas deklaratave kur objektivi është i qartë. Merkato dhe investimet që kanë bërë… Presioni bën mirë, jo keq. T’i vësh lojtarët në presion që të mendojnë në çdo ndeshje ta fitojnë, të gjithë lojtarët duhet ta kuptojnë që luajnë për këtë gjë e qëllim, se për atë janë ndërtuar e janë bërë investime të mëdha”, tha ndër të tjera Muça.