Vllaznia fiton me Skënderbeun dhe sulmon kreun. Kastrioti arrin një fitore shprese përballë Egnatias. Teuta dhe Kukësi ndajnë nga një pikë në përballjen mes tyre.
Derbi mes Partizanit dhe Dinamos por dhe një analizë e sfidës së fundit të kësaj jave të 13-të të Abissnet Superiore, atë mes Laçit dhe Tiranës. Gjithçka në “Rubrika Sportive”, në analizën e të përhershmit Shkëlqim Muça.
“Suksesi i Vllaznisë dhe paraqitja e Skënderbeut – “Vllaznia e meritoi fitoren, por një mangësi ka kur lojtarët që futen nuk e kanë arritur nivelin e atyre që janë titullarë.
Por fjalët më të mira dua të them dhe për Skënderbeun, nuk ka shumë cilësi, por si grup është mirë. Luan gjithmonë për të fituar, dy sulmuesit punojnë shumë, por dhe treshja e mbrojtjes është shumë e mirë. Mund të them se korçarët prodhojnë lojë”- ka deklaruar Muça.