Partizani fitoi ne Shkoder ndaj Vllaznise me rezultatin 2-1 ne nje ndeshje shume te rendesishme dhe ky sukses e ka lene ate serish ne vendin e pare te renditjes edhe pas javes se shtate te kampionatit.
Shumekush, nisur edhe nga rastet e shumta per shenim te shkodraneve, mendon se Vllaznia e dominoi lojen, por sipas specialistit te futbollit Shkelqim Muça, duke e marre ne total, ishte Partizani ai qe luajti me mire.
Nje mendim te tille ai e ka bere gjate analizes ne emisionin “Rubrika Sportive”. Muça eshte nalur edhe tek Vllaznia per te cilen eshte shprehur se este nje skuader qe goditet shpejt.
“Fitorja e Partizanit në “Loro Boriçi” – “Një ndeshje më e mirë për Partizanin duke e parë në total, pavarësisht se kishte më shumë mundësi Vllaznia në pjesën e parë. Pjesën e dytë mendoj se trajneri i të kuqve ndërhyri mirë, skuadra ishte më e lirshme pavarësisht se ishte në disavantazh.
Mendoj se ka bërë ndeshjen më të mirë. Vllaznia ka cilësi brenda por është një skuadër e lehtë, goditet shpejt. Ka moment të mira, por edhe shuhet fare për disa minuta, ka oshilacione. Duhet të tregohet më inteligjente për të administruar. Mendoj se ishte një fitore e merituar për Partizanin”./SHKODRA-SPORT.COM/