Java e 15-të e Abissnet Superiore ka sjellë në skenë derbin e kryeqytetit, atë mes Partizanit dhe Tiranës, fituar nga bardheblutë me rezultatin 2-1. Është mundur Teuta, ndërsa Vllaznia e Kukësi e kanë mbyllur në barazim 1-1 përballjen mes tyre.
Edhe kjo javë e Superiores nuk i ka shpëtuar analizës së Shkëlqim Muçës, i përhershmi i emisionit “Rubrika Sportive në RTSH, i cili eshte ndalur edhe tek ndeshja ne mes Vllaznise dhe Kukesit qe u mbyll ne barazim 1-1.
“Ishte një ndeshje e luajtur mirë nga të dyja skuadrat, me personalitet. Në 15 minutat e para, Vllaznia e vuri në vështirësi Kukësin, por që më pas arriti të futet në lojën e vet. Trajneri i verilindorëve e lexon mirë lojën, bëri lëvizjet e duhura, u gjallërua loja.
Mendoj se Kukësi bëri një ndeshje të mirë, por dhe Vllaznia kishte moment të mira. Dua të them se Kukësi bën ndryshime dhe përmirëson lojën, ndërsa me Vllazninë ndodh e kundërta. Vllaznia ka disa lojtarë që janë katastrof, nuk e rrisin asnjëherë nivelin e lojës”.