Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Ernest Muçi ishte një ndër heronjtë e ndeshjes miqësore Shqipëri-Bullgari. Ai arriti të shënonte një gol fantastik duke vulosur edhe fitoren e kuqezinjve. Pas ndeshjes ai dha një intervistë për mikrofonat e “FSHF”-së.
“Po jam shumë i kënaqur, besoj që Kombëtarja sa vjen edhe rritet. Kemi bërë një lojë të mirë sot, ashtu dhe me Çekinë, kështu që rezultatet janë fryti i punës sonë.
Shpresoj të mbajë këtë vazhdimësi edhe për ndeshjet e nëntorit. Kishim theksuar që këtë ndeshje askush nuk e cilësonte si miqësore, pasi të gjithë donim që të paraqiteshim sa më mirë dhe të mbanim vazhdimësinë tonë prej fitoreve, e marrim këtë si një bus shumë të madh për ndeshjet e nëntorit, dhe jemi shumë të motivuar që të shkojmë në Europian.
I falenderoj shumë tifozët, një kurajo shumë e madhe. Jam shumë i lumtur që arrita të shënoj dhe i falenderoj shumë”, deklaroi ai.