Sulmues shkodran Ndue Mujeci “nuk gjen rehati” as ne Hong- Kong. Ndonese u duk se zbuloi “parajsen”, vetem nje sezon pasi ka luajtur me ekipin Happy Valletta me te cilin u shpall kampionat i kategorise se dyte dhe njekohesisht golashenuesi me i mire i kampionatit, 26 vjeçari ka vendosur te largohet nga ky vend.

Ofertat ne fakt nuk i kane munguar megjithate Mujecit i pelqejne gjithnje aventurat e reja. Por kete here ai ka vendosur te rikthehet ne nje vend ku ka luajtur edhe me pare.

Per kete arsye, diten e djeshme Mujeci ka firmosur per CİHANGİR GSK, nje nga ekipet me te mira te Superliges se ketij vendi. Ai eshte prezantuar me pas nga drejtuesit e klubit dhe do te mbaje fanellen me numrin 9.

Sulmuesi shkodran ka luajtur edhe me pare ne kete kampionat dhe premton te beje me te miren edhe me ekipin e ri duke synuar te shenoje sa me shume gola dhe ta ndihmoje ate te arrije objektivat qe ka.
www.shkodrasport.com