Bayern Munich ka ndryshuar kurs këtë fillimsezoni dhe po dominon në kampionat, ku kryeson me pikë të plota. Edhe në Champions League ka bërë një debtim mbresëlënës, kur fitoi 9-2 ndaj rivalëve kroatë, cka po kënaq tifozët e lojtarët, që po pëlqejnë lojën e imponuar nga trajnerin Vincent Kompany.
I këtij mendimi është sulmuesi Thomas Müller, që në një intervistë u shpreh: “Duhet pranuar se mënyra se si po luajmë futboll për momentin është argëtuese”. Deri më tani, bavarezët kanë shënuar 29 gola dhe pësuar vetëm 5 të tillë.
“Sigurisht që ka shumë gola, por ato vijnë si pasojë e stilit të lojës dhe mënyrës se si e sjellim atë në fushë. Është diçka që na ka munguar për një kohë të gjatë dhe tani po e shijojmë këtë moment”, shpjegoi Muller.
“Merita i takon trajnerit. Edhe vitet e fundit ka pasur disa ndeshje të mira, por besoj se ky dominim i kundërshtarit është diçka e re për ne. Duhet të jem i sinqertë për këtë fakt”, u shpreh Muller.
Më tej, sulmuesi tha: “Ka nga ata që thonë se shfaqjet e deritanishme të focës na kujtojnë fazat e para bindëse me Guardiolën apo me Flick në stol. Por secili trajner ka meritën e tij”./telesport/