Pas humbjes kundër Borussia Dortmund, sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller, ka analizuar: “Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer me paraqitjen tonë. Pushimi ndërkombëtar nuk na bëri mirë.
Gjithashtu ishte paksa dëshpëruese që Leverkusen, edhe një herë mori një tjetër fitore në minutën e fundit. Sidoqoftë, ky nuk është justifikim.
Ka gjithmonë pika kritike në vetë lojën tonë. Ishte një paraqitje e pajetë, nuk ishim mjaftueshëm efektivë. Mund të kishim shënuar në momentet vendimtare.
Dortmundi luajti futboll të mirë për 90 minuta, por nuk bëri asgjë të jashtëzakonshme. Gjithsesi, e meritoi fitoren. Ne luajtëm me shumë furi në pjesën e parë, individualisht kemi bërë shumë pak. Performanca jonë ishte shumë zhgënjyese”./telesport/