Deklan Rajs së shpejti do të jetë futbollist i Arsenalit.

Gazetari Fabrisio Romano ka zbuluar se marrëveshja mes Uest Hemit dhe “Topçinjve” është arritur.

Ai shkruan se palët kanë rënë dakort përsa i përket shifrës së transferimit të mesfushorit. Në orët në vijim gjithçka pritet të bëhet zyrtare.

Rajs mund të bëhet futbollisti më i shtrenjtë anglez në histori.