Në Shkodër ekipi i vajzave na kanë bërë krenar që arritën të regjistrojnë pjesmarrjen e parë në Champions League. Është emocionuese kur e shikon në monitor emra si Real Madrid, Chelsea, PSG dhe Vllaznia Shkodër.
Ne e mbështesim akoma më shumë dhe investojmë akoma më shumë në futbollin e vajzave për ta bërë atë të barabartë me futbollin e djemve. Ne po suportojmë shumë dhe në futbollin e fëmijëve, për djem dhe vajza që na sigurojnë të ardhmen, ktë ka si për qëllim federata.
Kemi pagesa direkte dhe për të gjitha futbollistet, në rastin e Vllaznisë kemi përveç pagave që jep federata pikërisht ka dhe më shumë sukses, është dhe presidenti Matija që i mbështet financarisht i bën dopjo. Kto janë mbështetje për të gjithë ekipet e vjazave dhe do të vijojmë kështu me bonuse.
Di Baggio i kemi ofruar dikur postin e drejtorit sportiv në FSHF, ndaj ka dalë emri në skenë, mund të jenë shumë trajnera shqiptar si, Ilir Daja, Mirel Josa, mund te jete Armir Grima apo Alban Bushi. Ka shumë trajnere me eksperiencë, pse të mos jetë një trajner shqiptar?
Ne kemi projekte shumë, dhe këmi deklaruar, që ne mbështesim çdo projekt pa kushte deri në masën 50%. Ne investojmë në çdo projekt, vetëm për fushë futbolli. Në qoftë se do të na ofrohen, jo 50 po edhe më tepër projekte ne do të financojmë deri në 50 %. Në rast se kryetari Bardh Spahia do të investoj më tepër shumë mirë e falenderoj.
U bëj thirrje të përzemërt tifozëve që të mbështesin skuadrat e tyre, stadiumet kanë kushte dhe të mos i dëmtojnë ato, kur ekipi humbet le të jenë kritik”./newsport/