Teuta arriti të mposhtë Egnatian në “Niko Dovana” dhe rikthehet te fitorja pas dy muajsh. Ndërkohë rrogozhinasit humbin kryesimin e tabelës ku tashmë ndodhet Dinamo me një pikë larg.Trajneri i skuadrës së Teutës, Edi Martini ka folur për mediat në përfundimin e takimit të sotëm.
“E nisëm mirë dhe shënuam shpejt, ngarkesa e pikëve bënë atë të veten. U ruajtëm sakrifikuan shumë në fazën difensive. Egnatia ka një ekip që po e le të luash shumë të dëmton.
I lamë hapsira që të na godisnin disa raste. Na funksionoi skema e kundërsulmit ku shënuam. Pati nënvlerësime që nuk duhet të ishin, mund të na barazonin dhe të bëhej katastrofë. Më vjen inat që pësuam gol dhe që shkaktuam atë penallti në fund.
Doja që linjat anësore t’i bllokonim. Sot nuk kishim thellësinë që bëjnë Arifi dhe Aleja. Sakrifikuam vuajtë, dhe kjo e bën një ekip të mirë. Dy herë Xhemaili rrezikoi të na shënonte me kokë dhe kjo ishte problem.
Kemi bërë lojë më të mirë në ndeshje të tjera dhe nuk kemi fituar dhe në këtë ndeshje që nuk ishte ndër më të mirat ne arritëm të fitonim.” – u shpreh Martini