Mundësi i natyralizuar i Shqipërisë, Cherman Valiev, ka thënë se presidenti i Federatës Ruse të Mundjes, Mikhail Mamiashvili e quajti tradhtar të atdheut, ndërsa pastaj ai kishte edhe disa sjellje të turpshme ndaj mundësit.
Një skandal i vërtetë ka ndodhur gjatë dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Evropian të mundjes, i cili ka përfshirë sportistin që përfaqëson Shqipërinë, Chermen Valiev-in dhe zëvendëspresidentin e Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili.
“Më quajti tradhtar të atdheut. Isha i hutuar”, ka thënë Valiev për mediumin rus “Match TV” të enjten. Ai është pyetur nëse ka pasur takim pas skandalit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Mamiashvili gjatë ndarjes së medaljeve, iu afrua Valievit dhe shkëmbeu disa fjalë me të. Më pas i vuri në mënyrë të vrazhdë dhe më pas me forcë e kapi për duarsh.“Unë iu afrova atij, por organizatorët nuk më lejuan”, ka theksuar Valiev. Ai në qershor të vitit 2024 vendosi të përfaqësoj Shqipërinë, ku sukseset nuk i kanë munguar.
“Kur vendosa të paraqitem për një vend tjetër (Shqipërinë), respektova të gjitha procedurat ndërkombëtare. Gjithçka ishte zyrtarisht e firmosur. Kam paguar një tarifë prej pesë mijë eurosh për Federatën Ndërkombëtare të Mundjes dhe pesë mijë euro për Federatën Ruse të Mundjes”, tregon ai.
Chermen Valiev dhe Zelimkhan Abakarov janë kthyer në Shqipëri si medalistë të Kampionatit Evropian në mundje. Dy mundësit kampionë shoqëroheshin në këtë evropian nga Presidenti i Federatës së Mundjes, Sahit Prizreni, ndërsa janë pritur me nderime në Aeroportin Nënë Tereza nga Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli dhe shumë dashamirës të mundjes.
Presidenti Fidel Ylli ka vlerësuar 2 mundësit për arritjet e shkëlqyera në këtë evropian dhe ka përgëzuar Presidentin Prizreni, për sukseset e njëpasnjëshme nga Federata e Mundjes. /Telegrafi/