Te shtunen ne Tirane eshte zhvilluar Kupa e Shqiperise ne mundje per moshat 9 dhe 12 vjeç, si per stilin e lire ashtu edhe per ate klasike. Pjesmarres kete aktivitet ka qene edhe ekipi i Vllaznise me trajner Altin Anza i cili ka bere nje paraqitje shume te mire dhe sidomos me grupmoshen U9 ku zuri vendin e pare ne stilin e lire duke u shpallur ne kete menyre dhe fitues i Kupes se Shqiperise.
Vlen per t’u permendur paraqitja e sportistit Jasir Hoti i cili ne peshen -22 kg zuri vendin e pare. Po ashtu vend te pare ka zene edhe Veton Demushi ne peshen -34 kg, Prisjam Demushi ne peshen -38 kg dhe Jusuf Hafizi ne peshen -42 kg. Nderkohe vend te dyte ka zene mundesi Muhamet Ulqinaku ne peshen -30 kg ndersa Emir Ulqinaku ka zene vend te trete ne peshen -42 kg.
Nderkohe edhe per grupmoshen U12 kane spikatur me paraqitjet e tyre disa sportiste te cilet respektivisht kane zene tre vende te dyta dhe nje vend te trete ne peshat ku kane konkurruar. Keshtu me vend te dyte eshte nderuar Fuhejd Faslia ne peshen -35 kg, Samed Lohja ne peshen -53 kg dhe Rajan Grenazi ne peshen -72 kg. Ndersa ne vend te trete eshte renditur mundesi Eres Ulqinaku ne peshen -31 kg.
Ne kete menyre mundesit shkodrane tregojne edhe njehere tjeter se kane shume per te dhene dhe pavaresisht kushteve te veshtira ne te cilat sterviten, po arrijne sukses pas suksesi dhe kjo padyshim diçka per t’u pergezuar. Nje merite te veçante ne kete drejtim ka trajneri Altin Anza qe po sakrifikon jo pak megjithate kur ka rezultate edhe veshtiresite “harrohen”.(www.shkodrasport.com)