Në datat 26 dhe 27 prill është zhvilluar kampionati kombëtar i mundjes për paratërinj dhe shkollorë. Vllaznia ka marrë pjesë në këtë kampionat me një përbërje të plotë sportistësh të drejtuar nga trajneri Nazmi Elezi. Në kampionatin e paratërinjve, ekipi shkodran është përfaqësuar me 10 sportistë dhe pikërisht me: Amir Hebovija 42 kg, Ermal Muliu 54 kg, Dashnor Koka 58 kg, Maldin Camaj 63 kg, Engin Krasniqi 63 kg, Emanuel Deda 69 kg, Adnan Guri 76 kg, Ardis Hebovija 85 kg, Eqerem Shega-85 kg, Elton Fusha 96+ kg. Figurën më të mirë nga këta sportistë e ka bërë mundësi Dashnor Koka që ka zënë vendin e parë në peshën e tij dhe është shpallur kampion kombëtar për këtë grupmoshë. Ardis Hebovija ndërkohë ka zënë vend të dytë dhe është shpallur nënkampion dhe të njëjtin sukses ka patur edhe Elton Fusha në peshën e tij. Ndërsa vende të treta kanë zënë Maldin Camaj, Eqerem Shega dhe Adnan Guri. Në kampionatin e shkollorëve ndërkohë Vllaznia ka marrë pjesë me 6 sportistë dhe konkretisht me Jurgen Legata 32 kg, Dorian Koka 32 kg, Flori Guri 35 kg, Briken Legata 53 kg, Elsajed Guri 66 kg dhe Bajram Guri 85 kg. Nga këta 6 sportistë, 3 prej tyre janë shpallur kampionë në peshat e tyre dhe pikërisht Briken Legata, Elsajed Guri dhe Bajram Guri. Siç shikohet paraqitja e mundësve shkodranë në këtë kampionat kombëtar ka qenë shumë e mirë teksa nga 16 sportistët që kanë konkurruar në të dy grupmoshat, kanë arritur të zënë 4 vende të para, 2 të dyta dhe 3 të treta. Kjo tregon se ky sport ka një të ardhme të mirë përpara pavarësisht kushteve të vështira të stërvitjes. Ky sukses vjen falë pasionit të madh të këtyre djemve dhe natyrisht përkushtimit të trajnerit Nazmi Elezi.
Gjergj KOLA
(www.shkodrasport.com)