Ndeshjet e javës së 31-të në Bundesligë kanë shënuar një tjetër ndalesë të Bajern Mynih. Por me këtë të fundit që ka thuajse të siguruar titullin kampion, diçka e tillë edhe mund të pritej. Skuadra e Flik është mposhtur 2-1 nga Mainz, por pret rezultatin e sfidës së Lajpcigut pasi edhe kjo disfatë gjithsesi mund ta shpallë kampion që këtë fundjavë.
Nëse Lajpcig nuk fiton nesër ndaj Shtutgartit, Bajerni mund të festojë titullin e radhës, pasi ka distancën matematikore dhe golavarazhin më të mirë se ndjekësi më i afërt për të bërë të vetin trofeun. Kjo nuk ishte e vetmja gjë pozitive, pasi në fundin e këtij sezoni, bavarezët gjetën përsëri dhe Levandovskin, i kthyer në fushë pas dëmtimit, duke e festuar me gol një arritje të tillë.
Ajo që bëhet më interesante është padyshim lufta për një vend në Ligën e kampioneve. Borusia Dortmund ka mundur sot rivalët e Volfsburgut dhe e sheh veten vetëm 2 pikë pas tyre, në garën për vendin e katërt në klasifikim.
Dy golat e Haland i dhanë suksesin ekipit të Dortmund që ka shpresë që të hyjë në katërshen e skuadrave më të mira në tre javët e mbetura deri në fundin e këtij kampionati. /vipsport/
NDESHJET
Frajburg-Hofenhajm 1-1
Mainz-Bajern Mynih 2-1