Federata Shqiptare e Mundjes ka mbyllur kalendarin e garave për vitin 2023 me kampionatin kombëtar për të rritur, aktivitet i zhvilluar të dielën në sallën “Farie Hoti” në Tiranë. Në kampionatin e mundjes morën pjesë rreth 80 sportistë, të cilët përfaqësonin skuadrat: Besëlidhja A, Besëlidhja B, Tirana A, Tirana B, Jonas Wrestling, Teuta A, Teuta B, Flamurtari, Vllaznia, Kukësi dhe Studenti.
Paraqitja e mundesve lezhjane ne kete kampionat ka qene shume e mire dhe si rrjedhoje ne perfundim te kampionatit, Beselidhja ne mundjen klasike ka zene vendin e dyte ne renditjen ekipore ka zene vendin e dyte me 172 pike, pas Tiranes kampione me 202 pike, duke u shpallur kesisoj nenkampione e vendit.
Ka spikatur mbi te gjithe mundesi Gjetë Prenga i cili jo vetem eshte shpallur kampion ne peshen 67 kg, por ne fund eshte vleresuar nga gjyqtaria edhe me kupen e mundesit me te mire te kampionatit. Po ashtu kampion kombetar eshte shpallur edhe lezhjani tjeter Juljan Gjelaj ne peshen 77 kg.
Figure te mire kane bere edhe sportistet e tjere Adrianos Ndoj, Dani Dajani, Joel Gjelaj e Griseld Kodra qe kane zene vende te dyta ne peshat respektive duke u shpallur nenkampione nderkohe qe ne vende te treta jane renditur sportistet Ildi Laska, Marjan Kola, Dode Pernokaj, Zef Çuni dhe Erind Pernokaj.