Gazeta katalunase Mundo Deportivo raporton sot se Barcelona është shumë optimiste se do të trasnferojë yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinhon në afatin kalimtar të janarit.Sipas këtyre raportimeve Coutinho është duke bërë përpjekje për t’u larguar nga “Anfield Road” në janar, por Liverpooli kërkon 200 milionë euro për të, mbi shumën që e vlerëson Barcelona. Zyrtarët nga “Camp Nou” janë gati të ofrojnë 145 milionë euro.
Sipas Mundo Deportivos Barça ka “hapur negociatat me drejtuesit më të fuqishëm si dhe pronarët, dhe besojnë se mund ta finalizojnë transferimin e Coutinhos në janar”. Në verë Liverpooli kishte refuzuar tri oferta nga Barcelona dhe kishte refuzuar kërkesën e Coutinhos për largim.Mundo Deportivo raporton se Liverpooli tashmë synon transferimin e Thomas Lemarit apo Naby Keitas për ta zëvendësuar brazilianin.