Në këtë fundjavë luhen sfida të rëndësishme dhe shumë ekipe janë pa lojtarë titullarë të rëndësishëm nw Superiore, kur jemi nw prag tw javws sw 26-tw. Vetëm për shkak të pezullimit nga kartonët, në ekipet e Superiores do të mungojnë plot gjashtë lojtarë shumë të rëndësishëm për skuadrat e tyre.

Në sfidën Vllaznia – Partizani do jetë jashtë Erdenis Gurishta që ka plotësuar numrin e kartonëve, ndërsa ka edhe du mungesa te Bylisi

Ballshiotët do kenë jashtë prej pezullimeve Beji Antonin dhe Carkanjin që ka disa javë jashtë që pas pezullimit në ndeshjen me Laçin.

Për Apoloninë mungesë do jetë Agyare, ndërsa te Tirana nuk janë gati Hoxhallari dhe Vangjeli, të pezulluar për kartonat e verdhë. Memelli te Skënderbeu nuk do ketë gati Shqiprim Taipin.