Teuta sfidon Tiranën në “Niko Dovana” të shtunën në orën 16.00, në ndeshjen e vlefshme për kampionatit.

Durrsakët nuk do kenë në dispozicion një nga më të mirët. Bëhet fjalë për Lorenco Vilën, i cili për shkak të kartonit të marrë në ndeshjen e fundit, nuk do jetë.

22 vjeçari Villa ka shënuar 7 gola në 26 paraqitje sezonale. Trajneri Edi Martini duhet të mendojë për zëvëndësuesin, i cili mund të jetë njëri mes Grudës dhe Plakut.

Tekniku do shikojë ditë pas dite gjendjen e lojtarëve të dnryshëm e më pas do vendosë se cili mund ta bëjë më së miri atë rol. Teuta është një nga ekipet në garë për të fituar titullin kampion në Shqipëri./newsport/