Laçi mori tre pikë me mjaft vlera kundër Tiranës të dielën, ndërkohë që po përgatitet për ndeshjen e radhës kundër Teutës. Fokusi është pikërisht te kjo përballje edhe për trajnerin Besnik Prenga nuk do të jetë i gatshëm për lojë Redon Xhixha.
Sulmuesi u ndëshkua me karton të verdhë kundër Tiranës dhe kështu nuk do të mund të luajë të shtunën. I riu kurbinas ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e deritanishme, përjashto sfidën me Kukësin fazën e dytë, që e humbi për shkak të kartonit të kuq që mori kundër Teutës.
Trajneri Prenga duke të mendojë zgjidhjen dhe me shumë mundësi do të jetë Ndriçim Shtubina ai që do të zhvendoset në të majtë. kështu në qendër të sulmit mund të luajë Marjan Altiparmakovski, Gjithsesi duhet pritur e parë se çfarë do të ndodhë në seancat stërvitore të kurbinasit gjatë këtyre ditëve.
Shkodrani Shtubina ne kete kampionat ka provuar te luaje ne disa pozicione me Laçin kete sezon, duke filluar nga pozicioni i mbrojtesit te djathte, per te vazhduar ne mesfushe dhe per te perfunduar si sulmues, detyre te cilen po ashtu po e ben mjaft mire duke shenuar edhe gola te rendesishem/sport-ekspres/