Nga Endri ÇINARI
Vllaznia do ketë një mungesë të sigurt në ndeshjen e rradhës kundër Egnatias dhe ai është Eslit Sala. Mesfushori ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe për këtë fakt do jetë i pezulluar për duelin ndaj rrogozhinasve. Megjithatë tek kuqeblutë duket se i kanë marrë “masat” për zëvendësuesin e 24-vjeçarit në mesfushë.
Kështu si titullarë në këtë repart nëse nuk do ketë surpriza do jenë Krymi dhe Deliu. E ndërsa për zëvendësuesin e Sales aktualisht më i avantazhuar duket Klinti Qato.
Me kuçovarin që ka kaluar edhe dëmtimin dhe është në 100% të formës fizike. Por një alternativë tjetër duket se është edhe Kahrimanoviç, ku edhe kroati është kthyer para pak ditësh nga një dëmtim disa javor.
Një tjetër alternativë në mesfushë ngelet edhe Esat Mala. Me ish-futbollistin e Partizanit që mund të pozicionohet në një rol tjetër. Duke lënë kështu hapësirë për Çoben ose Gruden në të djathtë të sulmit kuqeblu.(www.shkodrasport.com)