Shtohet numri i te prekurve nga virusi. I rradhes qe rregjistrohet pozitiv eshte Sulejman Starova i cili është prekur nga Covid-19.

Trajneri i njohur nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e çmimit “Mjeshtër i Madh” që presidenti Ilir Meta i akordoi për kontributin në sport, teksa Newsport.al kontaktoi personalisht trajnerin.

Starova u shpreh se e kishte të pamundur të lëvizte nga banesa pasi është në izolim dhe sëbashku me bashkëshorten janë testuar pozitiv me Covid-19.

“Jam pozitiv me covid dhe e kisha të pamundur të lëvizja për të marrë pjesë në ceremoni. Bashkë me bashkëshorten po qëndrojmë në izolim pasi edhe ajo është pozitive.

Tani jam mirë por ditët e para ka qenë e vështirë, me kollë dhe temperaturë”, tha Starova./newsport/