Ka munguar ne dy miqesoret e fundit dhe per rrjedhoje kuptohet qe tifozet kane pyetur per te. Ardit Hoxhaj nuk ka qene ne fushe as ne miqesoren ndaj Pogradecit dhe as ne ate ndaj Teutes.

Ne kete te fundit thjesht ka qendruar ne pankine, por ka qene i pamundur per te zbritur ne fushe per shkak te nje demtimi te pesuar ne pjesen e poshtme te kembes.

Nen shoqerine e fizioterapistit Haxhaja, ai po kryen terapine e duhur dhe shpreson qe te rikthehet sa me shpejt ne fushen e lojes per te dhene kontributin e tij per skuadren me te cilen ka zgjedhur te luaje kete sezon.

Vlonjati 26 vjeçar ka qene i pari nga lojtaret e ardhur merkatone e kesaj vere qe ka hedhur firme ne kontrate me Vllaznine. Drejtuesit besojne ne aftesite e tij dhe shpresojne qe sulmuesi anesor te rikthehet sa me shpejt ne fushe per te luajtur.

Ne fakt perpos tij jane edhe disa lojtare te tjere qe po kalojne demtime te ndryshme dhe stafi mjekesor i Vllaznise po mundohet t’i rehabilitoje sa me shpejt per t’i vene ne dispozicion te trajnerit Brdariç./ SHKODRA-SPORT.COM/