Shqipëria do të përballet sonte në mbrëmje me Islandën, në ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kombeve, teksa kuqezinjtë do të zbresin me një risi në fushë.
Pritet që në stol të jenë si Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj, dy lojtarë që mbajnë shiritin e kapitenit në skuadër. Duke u nisur edhe për faktin se në konferencë për shtyp përpara ndeshjes doli Cikalleshi, sulmuesi pritet që të mbajë shiritin këtë ndeshje.
Cikalleshi është lojtari me më shumë ndeshje në grupin aktual po të mos llogariten Berisha dhe Hysaj, pasi sfida me Islandën do të jetë e 50-a e tij më kombëtaren, një më shumë se Abrashi i cili do të luajë ndeshjen e 49-të.
Megjithate, pak rendesi ka se kush do te jete kapiteni i kuqezinjve ne kete ndeshje. Ajo qe vlen eshte fitorja dhe mbi te gjitha me loje te bukur, per te rikthyer besimin tek kombetarja shqiptare, besim qe ne fakt eshte lekundur disi keto kohet e fundit.