Nga Endri ÇINARI

Vllaznia do vuajë nga disa mungesa të rëndësishme në ndeshjen e rradhës kundër Laçit. Shkodranët përveç të dëmtuarit, Matouti, i cili do qëndrojë larg fushave për 1 muaj ende nuk ka në 100% të formës as Deliun dhe Gruden. Me këta dy të fundit që janë rikthyer së fundmi nga dëmtimet.

Megjithatë kuqeblutë duhet ti bëjnë llogaritë edhe me dy mungesa titullarësh në mbrojtje. Kështu Gurishta dhe Stojanoviç nuk do jenë të gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër kurbinasve. Kjo për shkak se të dy mbrojtësit kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe automatikisht janë të pezulluar për duelin që mbyll fazën e parë.

Patjetër kjo një “dhimbje koke” për Brdariç që duhet ti bëjë llogaritë pa gjysmën e mbrojtjes titullare. Për Gurishten si zëvendësues mund të mendohet Eslit Sala. Me mesfushorin që e ka mbuluar shpesh rolin e mbrojtësit të djathtë, i cili po ashtu ishte i pezulluar në ndeshjen ndaj Elbasanit. Për Stojanoviç duket se “ankandi” është i hapur, me disa lojtarë që do kërkojnë një vend në formacion.

Në ndeshjen miqësore kundër Ilirisë si titullar u paraqit Bajrami. Që mund të jetë një kandidaturë serioze për vendin e titullarit. Por më pas nuk ngelen as Pusi, Podrimcaku dhe Spahija. Të gjithë këta futbollistë që presin shansin e tyre tek Vllaznia dhe në një moment kur një nga titullarët mungon, mundësia për tu shfrytëzuar është e madhe./www.shkodrasport.com/