Zhgenjimi tek ai ka qene i madh pas barazimit 2-2 ne shtepi ndaj Shkumbinit, duke lene te kuptoje ne njefare menyre se do t’i paraqiste ndoshta edhe doreheqjen drejtuesve te klubit. E kemi fjalen per trajnerin shkodran te Pogradecit, Samuel Nikaj.
Dyshimet per kete u shtuan edhe me shume sepse te marten dhe te merkuren ai nuk eshte paraqitur ne stervitje dhe ajo eshte drejtuar nga zevendestrajneri Kopi Çerepi. Por duket se nuk behet fjale per largim te Nikajt.
Vete ai ka patur nje komunikim me gazetaret ku i ka shpjeguar se ndodhet ne Shkoder prane familjes se tij per shkak te nje viroze qe po kalon. Njekohesisht trajneri aktual i Pogradecit eshte shprehur i pakenaqur me paraqitjen e futbollisteve te tij ne ndeshjen e fundit, per me teper qe ekipit nuk i ka munguar asgje.
Nje faktor tjeter sipas tij qe e ka merzitur se tepermi jane aleancat e shumta qe kane kundershtaret e Pogradecit me njeri- tjetrin, por Samuel Nikaj e ka vendosur qe t’i shkoje deri ne fund kesaj aventure ne krye te skuadres liqenore.
Kjo edhe nese do t’i duhet te luftoje permes play-off siç ndodhi edhe sezonin e kaluar. Nikaj eshte i bindur qe Pogradeci me kontigjentin e lojtareve qe ka dhe me mbeshtetjen e madhe te drejtuesve, e meriton te ngjitet nje kategori me lart, por duket se keto nuk mjaftojne./SHKODRA-SPORT.COM/