Ndonese ende nuk eshte hapur zyrtarisht merkatoja, Vllaznia i ka paraprire punes sa i takon daljeve duke zyrtarizuar deri tani tre lojtare me te cilet eshte arritur marrveshja per nderprerjen para kohe te bashkepunimit. Behet fjale per Konstatin Cheshmedjiev, Darko Dodev dhe Redon Dragoshi.
Por me sa duket edhe nje i katert mund te konsiderohet i larguar, por thjesht pritet vetem zyrtarizimi sepse ai tashme nuk eshte me pjese e Vllaznise. Behet fjale per mbrojtesin e majte Xhelil Asani.
Shqiptari i Maqedonise se Veriut nuk eshte paraqitur prej dy ditesh ne stervitje dhe kjo te le te kuptosh se tashme ai ka mbyllur çdo gje me Vllaznine. 28 vjeçari ne fakt ka qene edhe i pafat sepse nje demtim e la jashte fushes per nje periudhe te gjate.
Ne keto rrethana, kur hapesirat e aktivizimit per te kane qene dhe jane shume te pakta, vete lojtari por edhe klubi e kane pare te arsyeshme qe te mos e vazhdojne me bashkepunimi. Bashke me te kesisoj shkon ne 4 numri i lojtareve te larguar nga Vllaznia.
A do te kete edhe ndonje tjeter largim? Kjo mbetet per t’u pare por gjasat jane qe merkatoja ne dalje te mbyllet ketu dhe syte me pas do te jene te fokusuar tek lojtaret qe do te vijne./SHKODRA-SPORT.COM/