Vllaznia po vuan qe prej fillimit te sezonit prej demtimeve te njepasnjeshme dhe sigurisht qe kjo gje e ka penalizuar skuadren ne rezultatet e saj. Dhe ajo qe po vihet re eshte se numri i te demtuarve ne vend qe te reduktohet, po shtohet nga ndeshja ne ndeshje.
Lojtari i cili duket me afer rikthimit ne fushen e blerte eshte mesfushori Lorik Boshnjaku. Ai ka nisur prej disa ditesh stervitjen me skuadren, por duket se ende nuk eshte gati per te luajtur.
Si rrjedhoje e sigurte eshte qe edhe ne Laç, mesfushori kosovar nuk do te jete serish ne fushe as kete te diele, duke bere qe problemet e stafit teknik per ndertimin e formacionit te jene serish prezente.
Kujtojme qe Boshnjaku e filloi aventuren e tij te Vllaznia shume mire duke spikatur menjehere me talentin e tij dhe duke i bere per vete tifozet me lojen ne fushe dhe me karakterin e tij.
Por ne ndeshjen e javes se katert te kampionatit, ate ndaj Egnatias (3-0), u demtua ne minuten e 39-te duke i lene vendin te riut Alivoda. Dhe qe prej 10 shtatorit, Boshnjakut ka vuajtur jo pak duke qene ne lufte me kohe per t’u rikuperuar sa me pare, por edhe stafi nuk deshiron qe te nxitohet me te.
Kemi te bejme me nje terheqje muskulare dhe me mire eshte qe demtimi te kaloje plotesisht sesa te ekzistoje frika e nje ridemtimi qe mund te krijonte probleme edhe me te medha per lojtarin dhe skuadren./SHKODRA-SPORT.COM/