Përforcimi i parë i Egnatias do të jetë braziliani Rodolfo Tito de Moraes, i cili është mbrojtës i majtë, por në karrierën e tij është aktivizuar edhe si mesfushor.
Janë karakteristika të ngjashme me ato të Edison Ndrecës dhe kështu trajneri Tetova mund të ketë dy opsione për formacionin. Braziliani 27-vjeçar e ka të lidhur gjithë karrierën në vendin e tij, me skuadrën Figuirense FC.
Për momentin nga klubi i Egnatias nuk ka asnjë konfirmim për afrimin e tij, por burime të gazetës pohojnë se praktikisht gjithçka është e mbyllur.
Mbetet vetëm zyrtarizimi nga palët që braziliani t’i bashkohet në stërvitje skuadrës që drejtohet nga Edlir Tetova.