Kanë mbetur vetëm detajet e fundit që shqiptari i Kosovës, Astrit Selmani të zyrtarizohet si sulmues i ri i skuadrës izraelite, Hapoel Ber Sheva. Lajmi është bërë publik nga media suedeze, “Sportbladet”.
Sulmuesi 25-vjeçar i Hammarbyt nuk ka kaluar formë të mirë qëkur në skuadër u emërua trajneri Marti Cifuentes. Ai ka shënuar vetëm dy gola këtë vit, ndërsa shumicën e ndeshjeve e nisi nga stoli.
Sipas gazetës suedeze, transferimi i Selmanit te klubi izraelit pritet të bëhet për rreth një milion euro. Ndeshja e së dielës kundër Elfsborgut mund të jetë e fundit për Selmanin me skuadrën e Hamarbit.
Në total, shqiptari i Kosovës, ka realizuar 21 gola dhe ka kontribuar me 14 asistime në 51 ndeshje.