Zbulohet ekskluzivisht se lojtari i radhës që pritet të firmosë me Vllazninë është mesfushori maqedonas, Gjorgi Stoilov.

Bëhet fjalë për një futbollist 25-vjeçar, i cili luan në qendër të këtij reparti dhe që mund të mbulojë disa role.

Fakti që në skuadër kanë mbetur vetëm Krymi dhe Jonuzi në qendër, e bënte të domosdoshme ndërhyrjen në merkato.

Stoilov vjen pas aktivizimit për katër sezone radhazi me Akademija Pandev.

Ai ka luajtur edhe një ndeshje me Kombëtaren maqedonase kundër Polonisë më 13 tetor 2019.