Hoze Murinjo njihet për karakterin e tij dhe për thumbimet ndaj rivalëve, veçanërisht ndaj kolegëve në stolat e ekipeve të tjera.
I pyetur në konferencën për shtyp para finales së Superkupës FA me Mançester Sitin, portugezi pati një koment për teknikun e ri të ish-ekipit të tij, Çelsit, Mauricio Sarrin.
“Sarri? Nuk është se e njoh personalisht, pasi ai drejtonte në Seria B kur unë isha në Itali me Interin.
E kam parë në distancë. Ka një skuadër fantastike në dispozicion. Besoj se do bëjë një punë të mirë tek Çelsi” – deklaroi Murinjo.