Trajneri i Totenhem, Hoze Murinjo ka bërë një lëvizje të papritur teksa ka lënë jashtë listës së Europa League një nga më të dalluarit e skuadrës siç është Dele Ali.
Fantazisti nuk do të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjen në transfertë ndaj Lokomotiv Plovdiv, ndërsa kjo mungesë lidhet me merkaton.
Totenhemi pritet të nënshkruajë me Garet Bejl dhe në këtë formë, vendi në formacion për anglezin nuk është më i sigurt. Megjithatë, kjo nuk është problem për Ali duke qenë se admiruesit e tij janë të shumtë dhe ndër më kryesorët janë PSG dhe Inter.
Antonio Konte e pëlqen jashtë mase futbollistin, mirëpo në këtë rast ka një konkurent të vështirë si parisienët, të cilët janë më shumë të gatshëm ekonomikisht se italianët. /VipSport/