Trajneri i Mançester Junajtid, Zhoze Murinjo është një nga njerëzit më të përfolur nëpër mediat botërore, për arsye nga më të ndryshmet. Sot, skuadra e tij la 2 pikë të rëndësishme kundër modestëve të Sauthempton dhe Mou nuk ishte aspak i kënaqur me futbollistët e tij, në veçanti me Markus Rashford:

“Sot kemi lënë dy pikë, nuk kemi fituar një”,- tha fillimisht Murinjo. “Më mungojnë futbollistët që dikur kisha. Markus ka qenë një “qen” besnik, që vraponte e vraponte për 90 minuta.

Sot? Luajti 75 minuta dhe nuk më dha asgjë. Kundërshtari e deshi më shumë këtë ndeshje. Faull pas faulli, protesta, luftë, ndërhyrje të ashpra. Ne? I besuam shumë aftësive tona dhe ishin sensitivë.

Lojtarët duhet të jenë si qentë. Kur dikush kërkon të të marrë diçka, duhet të japësh shpirtin që të ruash atë që me të drejtë e meriton. Me futbollin që treguam, meritonim fitoren, por kundërhstari na e mori”,- u shpreh Murinjo./vipsport/