Zhoze Murinjo është një nga ata që ka besuar gjtihmonë te potenciali i jashtëzakonshëm i Zlatan Ibrahimoviç.

Jo rastësisht portugezi e ka pasur në drejtimin e tij te Interi e më pas te Mançester Junajtid, në një periudhë kur në Angli dyshonin se sulmuesi mund të shprehej përsëri në nivelet e larta.

Por Ibra ka treguar se Murinjo bëri mirë që i besoi ndërsa edhe sot, vazhdon të bëjë diferencën në Itali me fanellën e Milanit.

Ndaj Murinjo ka delaruar se ai ishte përjashtimi nga rregulli i zakonshëm që sheh lojtarët të përkeqësojnë aftësitë e tyre duke iu afruar moshës 40-vjeçare.

“Ka punë që kërkon një gjendje fizike të veçantë, si ajo e një futbollisti. Një 40-vjeçar nuk ka të njëjtin potencial të një lojtari 20 apo 30-vjeçar, përveçse në rastin kur quhesh Zlatan Ibrahimoviç.

Për t’u stërvitur ke nevojë vetëm për trurin tënd, eksperienca dhe ndërgjegjësimi vetëm mund të të përmirësojnë”, deklaroi trajneri portugez. /vipsport/