Derbi mes Gallatasarait dhe Fenerbahçes është pasuar nga një tension në distancë mes trajnerëve dhe klubeve. Murinjo ka deklaruar se nëse sfida do të arbitrohej nga një trajner turk, atëherë do të kishte qenë një katastrofe.

“Pas ndeshjes, e falenderova Sllavko Vinçiçin që arbitroi këtë ndeshje të madhe. Nëse do të kishte qenë një arbitër turk, o të kishte qenë një katastrofë e vërtetë. Në stolin e Gallatasarait po hidheshin të gjithë si majmunë pas çdo vendimi të drejtë”, ka thënë Zhoze Murinjo.

Një deklaratë kjo që i ka sjellë nga pas telashe. Klubi Gallatasarai ka reaguar përmes kanaleve të tij zyrtare në rrjetet sociale. Klubi turk ka bërë me dije se Murinjo ka ofenduar vazhdimisht turqit dhe për këtë arsye do të ngrejnë një proçedim criminal për “special one”-n. Në komunikatën për shtyp theksohet se klubi do të dërgojë ankesë zyrtare në FIFA dhe UEFA./Sport Ekspres/